Zbulohen ftesat e dasmës së Besnikut dhe Jonidës

Me siguri ashtu si ne, edhe ju, lajmi që bëri të ditur Jonida Vokshi më herët këtë vit se do të martohej me aktorin Besnik Krapi, ju kapi pa përgatitur.

Kjo vinte dhe nga fakti që pavarësisht se çifti jetonte prej vitesh një histori të bukur dashurie, në publik dihej pak ose aspak për të.

Gjithsesi, që prej kohës që zbuloi planet për një dasëm në vjeshtë, Jonida ka qenë shumë e hapur në lidhje me raportin me Besnikun, duke e ftuar në emisionin që drejtonte në Digitalb apo duke folur dhe për jetën që ata mendojnë të ndërtojnë së bashku.

Dhe tani që po afrohet dita e dasmës, që ende nuk e dimë me saktësi sepse çifti ka zgjedhur të mos tregojë shumë nga dita e tyre e veçantë, është zbuluar një prej detajeve më të veçantë të saj, ftesa!

Advertisement
Loading...