Vlera marramendëse që Kylie Jenner fiton vetëm nga një postim në Instagram

Heqja e numrit ekzakt të pëlqimeve në ‘Instagram’, do të sjellë ‘probleme’ për disa personazhe të njohur të cilët fitojnë para vetëm nga kjo gjë.

Por, e dini se kush nuk do ta ketë aspak problem? Kylie Jenner.

Sipas listës vjetore të ‘Hopper HQ’ për personazhet më të paguar në ‘Instagram’, Kylie është duke thyer rekorde.

Ajo paguhet 1.2 milionë dollarë për vetëm një postim në këtë rrjet social, çmim ky që është rritur nga viti i kaluar ku merrte 1 milionë dollarë.

Advertisement
Loading...