
Këtë fundjavë, Rita Ora vendosi të festojë hyrjen në dekadën e re, duke harruar për pak kushtet në të cilat po jeton bota.
30-vjeçarja organizoi një festë me rreth 30 veta duke shkelur kështu rregullat e vendosura kundër Covid-19 në Britaninë e Madhe. Pasi lajmi u bë publik nga shumë media, këngëtarja vendosi të kërkonte publikisht falje për festën që s’duhet të organizohej duke injoruar masat. Rita e festoi ditëlindjen mbrëmjen e së shtunës në një restorant në Notting Hill në Londër, e rrethur nga 30 miq dhe familjuarë.
“Për ditëlindjen time të 30-të organizova një event të vogël me miqtë e mi. Ishte një vendim i marrë në nxitim e sipër, duke qenë menduam se nuk do të ishte problem meqë po dalim nga karantina. Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj që kjo gjë mund të vërë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke patur parasysh masat kufizuese, e kuptoj sa të papërgjegjshme kanë qenë këto veprime dhe marrë përsipër përgjegjësinë e plotë.
Ndihem veçanërisht e turpëruar duke ditur sa shumë njerëzit kanë luftuar për ta mundur këtë sëmundje dhe sa shumë sakrifica kanë bërë bizneset për të na ndihmuar ne të gjithëve të jemi të sigurtë nga kjo. Edhe pse nuk ndryshon gjë, dua t’ju kërkojë sinqerisht falje.”- shkruan këngëtarja në një Instastory.
Burimet që kanë njoftuar fillimisht policinë thonë se në festë kanë qenë të pranishëm më shumë se 30 veta, përfshi këtu modelen Cara dhe motrën e saj Poppy Delevingne.
Karantina kombëtare në Angli e cila përfundon të enjten, nuk e lejon me ligj të dalësh me më shumë se një njeri, me të cilin nuk jeton, përveç disa rasteve specifike, por këtu nuk përfshihet ditëlindja e 30-të e Rita Ora-s.