Shkalla e obezitetit tek të rriturit amerikanë ka nisur të bjerë për herë të parë pas më shumë se një dekade, dhe kjo duket se lidhet me përdorimin në rritje të ilaçeve semaglutide, (të cilat përdoren për trajtimin e sëmundjes së diabetit) për humbje peshe, si Ozempic dhe Wegovy.
Sipas të dhënave të reja nga sondazhi i Gallupit, përqindja e të rriturve obezë në SHBA ka rënë në 37 për qind në vitin 2025, pas rekordit historik prej 39.9 për qind në vitin 2022. Sondazhi përfshiu 16,946 të rritur amerikanë, të intervistuar online gjatë tre tremujorëve të parë të vitit.
“Sipas përllogaritjeve, kjo është një ulje statistikisht domethënëse që përfaqëson rreth 7.6 milionë të rritur më pak me obezitet krahasuar me tre vjet më parë”, thuhet në raport, ka raportuar CBS News.
Në raport, obeziteti përcaktohet sipas standardit federal si indeks i masës trupore (BMI) prej 30 ose më shumë.
Gallup e lidh këtë rënie me përdorimin në rritje të barnave GLP-1 për humbje peshe, përfshirë semaglutidet si Ozempic dhe Wegovy, që fillimisht janë zhvilluar për trajtimin e diabetit të tipit 2. Pavarësisht kësaj, përqindja e të rriturve që kanë diabet mbetet në nivel rekord, me 13.8 për qind të pjesëmarrësve që kanë deklaruar se janë diagnostikuar me këtë sëmundje kronike.
Kur Gallup e mati për herë të parë përdorimin e këtyre barnave në muajin shkurt 2024, vetëm 5.8 për qind e të rriturve raportuan se i përdornin për humbje peshe. Tani, kjo shifër është rritur në 12.4 për qind.
“Në mesin e përdorimit në rritje të injeksioneve GLP-1 për humbje peshe, normat e obezitetit kanë filluar të bien për shumicën e grupmoshave që nga viti 2022”, thuhet në raport.
Rënia më e madhe është vërejtur te personat e moshës 40–49 vjeç dhe 50-64 vjeç, që janë edhe grupet që përdorin më shpesh këto barna.
Megjithatë, raporti thekson edhe kufizime të mundshme, përfshirë faktin që pjesëmarrësit i raportojnë vetë peshën dhe gjatësinë e tyre, gjë që mund të ndikojë në saktësinë e rezultateve.
“Por, përderisa metoda e mbledhjes së të dhënave nga Gallup ka qenë e qëndrueshme, trendi mbetet tregues i vlefshëm i ndryshimeve me kalimin e kohës”, thuhet tutje në raport.
Ani pse Gallup nuk ka të dhëna për përdorimin e këtyre ilaçeve në vitet 2022 dhe 2023, ekipi ka deklaruar se rezultatet e Well-Being Index janë “në përputhje me raportet për përdorim në rritje që nga miratimi fillestar nga FDA në vitin 2021”.
Pavarësisht rënies së raportuar, Shtetet e Bashkuara ende mbeten ndër vendet me shkallën më të lartë të obezitetit në botën perëndimore. Megjithatë, studiuesit theksojnë se rritja e qasjes në trajtime moderne për humbje peshe mund ta shndërrojë këtë rënie në trend të qëndrueshëm.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 40 për qind e të rriturve amerikanë janë obezë, dhe kjo është hera e parë në më shumë se dhjetë vjet që shkalla e obezitetit në SHBA nuk është rritur.
























Ndonëse këtë vit nuk solli asnjë projekt muzikor, Ronela ka treguar në Instagram se po punon për albumin e saj visual që pritet të publikohet në mars të vitit të ardhshëm.
Dafina, jo vetëm ka treguar që do të sjellë një album, porn a ka treguar edhe titullin “Dafinë, moj”. Këngët e saj të fundit do të jenë pjesë e listës së këngëve të albumit.
Në një postim të hershëm në Instagram, Xhensila ka treguar se po punon fort për t’i sjellë dashamirësve të saj këngë të reja dhe një album. Meqë këtë vit na mungoi me një projekt solo, por vetëm me bashkëpunimin “Panorama” me Ardian Bujupin, viti tjetër do na sjellë edhe një album nga Xhensila.
Tuna kishte deklaruar se në tetor të vitit të kaluar do të sillte një tjetër album pas “Fortuna”. Mirëpo ardhja e pandemisë dhe ngjarjet në jetën e saj personale i kanë shtyrë planet për vitin e ardhshëm
Në shtator të këtij viti do të kishim në duar një album dhe ndoshta, edhe një koncert recital nga Sinan Hoxha. Mirëpo, situata pandemike i shtyu planet edhe për Sinanin.

Sëmundja Meniere është një gjendje e veshit që mund të shkaktojë vertigo dhe ndjenjën që gjithçka rreth teje po rrotullohet. Që do të thotë se qëndrimi dhe ecja drejtë bëhen shumë të vështira. Simptoma të tjera janë të vjellat dhe humbja e ekuilibrit.





Vëmendjen e ndjekësve e ka marrë si çdo herë tjetër ciltërsia e Zërit, por dhe pamja e çiftit, e cila nuk ka zhgënjyer me ‘look-un’ që kanë zgjedhur kësaj here.

Karriera e lojtarit, Ljajiç këto vite është shënuar nga skandale të shumta, madje këtë sezon lojtari nuk është aktivizuar asnjë minutë, ndërsa klubi turk kërkon ta heqë qafe, por është paga e lartë e lojtarit që e pengon këtë veprim.








Reklamën e parë televizive e ka bërë kur ishte vetëm dy vjec e gjysmë. Fama e vërtetë erdhi megjithatë kur u bë imazhi i brand-it australian, Mischka Aoki.







































Vajzat e familjes Vjollca dhe e ëma na uruan Krishtlindjen mbrëmë me këtë kartolinë të bukur, edhe pse me mungesa.
Ndërkohë në videot e Luanës në story, mund të shihen prapaskenat e fotos, ku moderatorja e “Shiko Kush Luan”, i kërkon mamasë t’i thotë që e do më shumë se Marina. Gjë që kjo e fundit e kundërshton.


Shpesh në intervista personazhet publike pyeten rreth historive të tyre kur janë dehur, por nuk kemi patur rastin t’i shohim në këto momente. Epo, reperja na e ka treguar mbrëmë një foto kur ka qenë e dehur dhe duke u kënaqur në maksimum në Zvicër.
Meqë po flisnim pak më lart për bukurinë, ja ku e keni Taynën në gjimnaz! Me flokë të zeza, me onde, të gjata dhe kaq seksi.
Dhe sigurisht, kurioziteti mbetet i madh përveç momenteve të lumtura dhe nën efektin e alkoolit, edhe për periudhat e vështira. Duke qenë se i shohim në ekran e rrjete sociale gjithnjë në super formë e të lumtur, personazhet publike, ashtu si të gjithë, kanë momentet e tyre të vështira kur nuk ndihen mirë.




Asnjë prind, në fakt, nuk do që t’i gënjejë fëmijët, por natyrisht, asnjë nuk do që t’u prishë magjinë e festave dhe lumturinë. Megjithatë, në rastin e një të vërtete të tillë, shumë prindër mendojnë se fëmijëve u duhet thënë se Babagjyshi nuk ekziston, por në një mënyrë më të ëmbël.








Gjithashtu edhe Rosela Gjylbegu shprehu hapur pakënaqësitë e saj për festivalin.













Gjithsesi, ajo na ka surprizuar të gjithëve mbrëmjen e djeshme duke postuar një foto duke gatuar. Emmm, prit! Jo thjesht duke gatuar, por duke tërhollur. Nuk e dimë se çfarë po përgatit reperja, por ja që ajo di të jetë edhe amvisë e “gocë për shtëpi” shembullore.


























