
Një prej deklaratave që mori më shumë vëmendje nga intervista e Capital T në emisionin “Gjoni Black”, ishte ajo për Ardian Bujupin, me të cilin më parë ka realizuar këngën “Andiamo”. Reperi u shpreh se mendon që Bujupi nuk është mjaftueshëm mirënjohës për suksesin që bashkëpunimi i tyre i ka dhënë në tregun shqiptar.
Duket se mendimi i Kapos nuk i ka pëlqyer Ardianit, i cili me anë të një postimi në Instagram, i ka kërkuar reperit të mos flasë “pas shpine” dhe diksutimin mbi sukseset dhe meritat në këngë duhet t’i bëjnë live. Por edhe Capital T nuk e ka lënë me kaq, duke reaguar në profilin e tij në lidhje me deklaratën e Bujupit. Sipas tij, fjalët e thëna në një intervistë live nuk janë pas shpine, pasi i gjithë publiku mund t’i dëgjojë, megjithatë është i hapur për cdo sqarim.
Në fund ka ardhur një tjetër deklaratë mbi deklaratë, kësaj radhe nga Ardiani, i cili thotë se reperi nuk ja ka shprehur kurrë këto gjëra përballë dhe nuk e kupton planin e tij, megjithatë do ta sqarojnë sonte “live”