Princi William u infektua me virus, por Pallati Mbretëror e mbajti të fshehtë

Pak kohë pas infektimit të të atit, princit Charles, princ William , i dyti në radhën për fronin britanik, duket se u infektua me koronavirus, por një gjë e tillë u mbajt e fshehtë. Fillimisht lajmi u bë publik nga The Sun dhe më pas u konfirmua nga burime të BBC në pallat.

Pallati Kensington, rezidenca dhe zyra e princit William nuk kanë komentuar, por as kanë mohuar zërat. The Sun raporton se William i ka thënë një mbikëqyrësi në një punë të caktuar se nuk e bëri publike diagnozën sepse “po ndodhnin gjëra më të rëndësishme” dhe “nuk donte të shqetësonte askënd”.

Në mars, princi Charles rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai tha se ishte me fat që pati vetëm simptoma të lehta.

 

Advertisement
Loading...