
Elita Rudi dhe Gjiko ishin një ndër çiftet e ftuara në emisionin “Shiko Kush Luan” mbrëmjen e djeshme, episod i cilësuar si “puntata e Shën Valentinit”.
Sfida e fundit e programit, ndryshe nga herët e tjera ishte “Ndaje ose French Kiss”, ku çiftet duhet të putheshin nëse refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante dhe Elita u vu përballë kësaj situate: “Elita, meqenëse Gjiko nuk donte që t’i të intervistoje Milaim Zekën, ndaj me ne sot në “Shiko Kush Luan” emrin e këngëtares shqiptare që nuk do ta lejoje kurrë bashkëshortin tënd të bashkëpunonte, si dhe emrin e këngëtares që mendon se do të prodhonin sukses si dyshe.”
Moderatorja nuk nguroi t’i përgjigjej kësaj pyetje dhe tha se do donte që Gjiko të bashkëpunojë me Dhurata Dorën, pasi do të ishte vërtetë sukses. Ndërsa këngëtarja që nuk do donte ta shihte në një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, është Remzije Osmani. Arsyeja? Pasi dyshes nuk i përshtaten stilet e si rrjedhojë nuk do të shkonin fare në një projekt.






























