Duket se duetin mes Taynës dhe Rinës do e kemi shumë shpejt, ky është detaji që i zbuloi

Tayna dhe Rina dikur njiheshin si rivale, madje ato janë përfolur shpesh për ‘diss’-e mes njëra-tjetrës. Por, gjithçka duket se ka ndryshuar pasi Rina u shkëput nga labeli me të cilin bashkëpunoi në nisje të karrierës.

Por, gjithçka duket se ka ndryshuar. Dy të shtuna më parë në “Shiko Kush LUAN”, Rina la të kuptohej se jo vetëm që nuk ka më inate mes saj dhe Tayna-s, por me shumë mundësi mund të shohim edhe një bashkëpunim mes tyre. Postimet e fundit të vajzave në rrjetet sociale gjithsesi kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave. Kjo, pasi të dyja reperet kanë publikuar të njejtën frazë: “E dini pse të huajt ju mbështesin më shumë se njerëzit që njihni? Sepse e kanë të vështirë ta pranojnë se vijnë nga i njejti vend si ti, me dallimin që ata kanë mbetur në të njejtin vend.”

Ky postim i përbashkët mes Tayna-s dhe Rinës ka nxitur fansat të mendojnë se mes vajzave do të ketë realisht një bashkëpunim. Megjithatë, kjo mund të jetë edhe thjesht një rastësi. Në të dyja rastet ndjekësit janë të lumtur që reperet i kanë sheshuar hatërmbetjet dhe rivalitetin e disa kohëve më parë.

Advertisement
Loading...