
Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, dhe futbollisti 23-vjeçar i Tiranës, Albi Doka, kanë hequr njëri-tjetrin nga lista në “Instagram”, duke i vënë vulën kështu ndarjes së tyre.
E direkt pas rikthimit në statusin single, Franceska u është kthyer edhe fotove hot ku poson pa të brendshme poshtë fustanit klas.
Ajo duket shumë e l
umtur dhe në formë tashmë. Historia e ish-lojtares së “Big Brother” me futbollistin u zbulua kur ajo në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”, foto që nuk mori miratimin nga Albi.

Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta, përveç mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili qëndroi indiferent.
Ndërkohë, Françeska është prej muajsh në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, ndërkohë që provoi një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist.

Ndërsa drejton biznesin e saj, Françeska nuk heq dorë nga fotot e nxehta edhe pse po hyjmë në stinën e dimrit.
Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”.
Futbollisti i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat “HNK Gorica”, festoi 23-vjetorin e lindjes, dhe vëmendjen e asaj dite e mori ish-lojtarja e “Big Brother”.
Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.

Natyrisht që preferenca e tij për modelet mbetet e njëjtë, duke qenë se pas Marina Farës, ai po përflitet për lidhje romantike me Françeska Jaçen, të dyja modele “Instagrami”.
Vetë Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë mister emrin.
Me gjasa fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagramit” për t’u takuar pas izoimit. “Happy Birhday Champion!” i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen pa komplikime.

Ish-lojtarja e “Big Brother” aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh) jetës si modele “Instagrami”, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re.
Edhe këtë sezon veror ajo e nisi me një pozë nga pishina, ndërkohë që mori shumë komente e reagime nga ndjekësit.
Por Françeska nuk qëndroi pasive as gjatë izolimit në karantinë, ku nëpërmjet komunikimeve të saj publike me ndjekësit në “Instagram”, tregoi se s’e kishte kaluar aspak keq.
Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private. Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.
Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”
Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ishte një pyetje tjetër, së cilës ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë.

Ndryshe nga lidhjet e tjera VIP kur marrin fund, ata e fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale pak javë më vonë se të ndaheshin. Ndërkohë, Franceska tashmë po shijon jetën e saj ashtu siç di të bëjë ajo, duke dashur sa më shumë veten!






























