
Demi Rose së fundmi ka tërhequr vëmendjen, teksa shfaqet e veshur me një mantel ngjyrë rozë të ndritshëm gjatë kohës që pozonte në plazh. 25-vjeçarja tregoi linjat e mrekullueshme trupore me bikini nudo, raporton “The Sun”.
Ndërkohë që shumë njerëz në të gjithë botën janë izoluar për shkak të pandemisë, Demi ka postuar foto të bukura nga Maldivet.
“Situata e izolimit”,- shkroi ajo krahas postimit.
Modelja duket se po “merr frymë” nga situata e fundit që u krijua në rrjet. Ajo u akuzua se kishte shtuar peshë, sepse kishte veshur një bluzë të gjerë. Një muaj pas ndarjes, futbollisti I njohur direkt në lidhje të re.

Futbollisti i famshëm Patrice Evra është fejuar me modelen 25-vjeçare, Margaux Alexandra vetëm një muaj pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja Sandra.
“Kemi qenë së bashku për më shumë se një vit, dua të them që kur më vodhe zemrën. Pas herës së dytë që u takuam, të thashë se do ishe gruaja ime për gjithë jetën. Nuk mund të jetoj pa ty tani dhe kur je pranë meje, më mungon,”- shkroi 39-vjeçari në një postim në Instagram.

Dhe ish-bashkëshortja e tij Sandra, me të cilën ka qenë në një marrëdhënie prej 25 vitesh, mësoi për të dashurën e re të ish-futbollistit të Juventus në rrjetet sociale, pasi ai publikoi një foto me Margaux Alexandra gjatë një udhëtimi të supozuar pune në Londër.






























