
Shpat Kasapi ishte i ftuar këtë të shtunë, në emisionin ‘Shiko kush luan’. Në rubrikën “Ndaje ose tortën”, pati momente ku të ftuarit u bënë nostaligjikë. Në një atmosferë të tillë, Shpati u pyet nëse do donte ta uronte ish-partneren e tij Aferdita Dreshaj për shtatzëninë e saj të parë meqënëse kanë qenë një ndër çiftet më të pëlqyera dikur për publikun.
Ai refuzoi i vendosur për ta uruar, duke u shprehur nuk i intereson më të flasë për të dhe kështu pranoi tortën “t’i përplasej” në fytyrë.
Së fundmi këngëtari është përfolur shumë rreth marrëdhënies me partneren e tij, e cila deri më tani nuk është shfaqur në publik.
Shpat Kasapi u shpreh se ai dhe partnerja e tij e kanë në plan dhe shumë shpejt do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Ajo quhet Selvije dhe është shfaqur krah Shpatit në backstage-in e emisionit.
Ata janë parë së bashku shpeshherë, por kjo ishte hera e parë që Shpati foli publikisht për dashurinë e re.






























