
Ditën e sotme në mediat rozë qarkulloi lajmi se Seldi Qalliu dhe partnerja e tij, Sindi, i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pas 3 muajsh. Kjo pasi ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, lëvizje që zakonisht do të thotë se ka probleme mes një çifti, të paktën nga eksperienca e rrjeteve sociale.
Megjithatë duket se lajmi nuk është i vërtetë. Këtë e ka konfirmuar vetë Sindi me anë të një video-je të publikuar pak më parë, ku thotë se e gjitha ka qenë një keqkuptim i ndodhur për faj të saj.
Mesa duket ajo ka reaguar me impulsivitet pas një debati me Seldin dhe heqja nga Instagram-i ka qenë rezultat i kësaj, por ajo nuk e kishte menduar që ky veprim do komentohej kaq shumë.
“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, por edhe javën e kisha me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… U tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, është shprehur Sindi, teksa merr mbështetje dhe nga halla e saj.






























