A e rrahu Ramushi? Anita Haradinaj e mohon, doktorët thonë të kundërtën

Dy ditë më parë në mediat online kosovare qarkulloi një lajm sipas të cilit, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është konfrontuar fizikisht me bashkëshorten Anita Haradinaj dhe kjo e fundit ka përfunduar në spital nga plagët e marra.

Teksa lajmi ‘mori dhenë’ gazetarja Anita Muçaj- Haradinaj e ka ndjerë të nevojshme të reagojë përmes një statusi në facebook, ku mohon kategorikisht që ajo dhe bashkëshorti të kenë patur një konflikt të tillë. Ajo shpreh keqardhjen si gazetare për uljen e nivelit të medias në Kosovë.

“Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nene, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dike diku! Prandaj është e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulëta! Unë jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin”, shkruan Haradinaj.

Së fundmi, “Bota sot” raporton se burime nga Urgjenca e spitalit kanë konfirmuar lajmin se në spital ka mbërritur e dëmtuar fizikisht ka qenë Anita.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se në shtëpinë e ish- kryeministrit kanë mbërritur një ekip mjekësh, por Ramushi ka pranuar që vetëm dy prej tyre të futen brenda dhe të merren me mjekimin e Anitës.

Sipas mediave mjekët nuk pranojnë që të dalin publikisht të flasin për rastin në fjalë edhe pse kanë qenë vetë ata që kanë konfirmuar se Ramush Haradinaj ka rrahur gruan e tij. Bluzat e bardha janë shprehur se kanë frikë që ta bëjnë publik rastin.

 

Advertisement
Loading...