
Albërije Hadërgjonaj, ka jetuar prej vitesh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo jetonte në New York prej kohësh, mirëpo duket se për këngëtaren ka ardhur momenti i ndryshimeve.
Albërija është shpërngulur drejt një tjetër vendi në SHBA, siç ka treguar edhe në një përditësim të vendbanimit të saj në Facebook. Këngëtarja ka bërë me dije se tashmë do të jetojë në Los Angeles të Kalifornisë. Në fakt, atje jeton prej kohësh edhe vajza e saj Anxhelina dhe mbase nënë e bijë kanë vendosur të jetojnë tashmë së bashku.
Advertisement
Loading...






























