Anxhelina tregon look-un e ditës dhe e quan veten ‘katunare’

Anxhelina karrierën e saj e nisi si këngëtare dhe modele, pastaj arriti të marrë shumë vëmendje edhe me videot ku tregonte vallëzimet e saja tejet joshëse.

Veprimtarinë e saj e vazhdoi pastaj në SHBA ku tashmë jeton, duke vazhduar profilin e njëjtë të modeles dhe këngëtares. Shoku i saj i ngushtë, grimeri amerikan Ariel i mundësoi asaj të jetë në rrethin e ngushtë edhe me familjen më të famshme në botë momentalisht Jenner dhe Kardashian.

Ajo është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram, ku poston shumë përmbajtje nga përditshmëria e saj. Se ku udhëton, çfarë ka veshur, si ka bërë flokët dhe si është grimuar.

Edhe në një video të saj të fundit në Instastory, ajo tregon pamjen e saj të ditës.

“NJë përditësim se si dita ime shumë e zënë po shkon sot. Kam veshur një bluzë të prerë dhe pantallona lëkure dhe i rregullova flokët e mia. E teprova me ondet, dukem sikur ‘katunare’, por nuk ka gjë.” – thotë ajo në videon që postoi.

Po ashtu ajo ka shkruar se nuk di se si të thotë ‘katunare’ në gjuhën angleze.

Advertisement
Loading...