Ardian Bujupi mohoi lidhjen me modelen, vetëm pak pasi e pranoi

Ardian Bujupi u pyet se cila është “Zhulieta” e jetës së tij dhe këngëtari u përgjigj shkurt, qart dhe pa gabime: Sabrine! Menjëherë fansat dhe mediat e përkthyen këtë si një konfirmim të lidhjes së tij me modelen indiane, Sabrine Khan, për të cilën përflitej prej muajsh për një histori dashurie.

Mirëpo pyetjen në emisionin e djeshëm duket se Ardiani e ka keqkuptuar dhe të gjithë u bënë lëmsh. Kur dikush pyetet se cila është “Zhulieta” jote të gjithëve ju shkon mendja menjëherë tek e dashura, mirëpo Ardiani e ka krahasuar me “Zhulietën” e këngës së tij. Në projektin e fundit muzikor, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve.

Këtë gjë ai e ka shpjeguar ditën e sotme përmes një postimi në Instagram, duke treguar se me modelen indiane është ndarë.

“Përkundrazi! Juliet në këngën ‘Juliet’ është e shkuar e harruar! Dëgjoni një herë këngët e mia ju lutem”, ka shkruar këngëtari.

Megjithatë Ardiani dhe Sabrine duket se janë ndarë miqësisht nga njëri-tjetri, sepse nëse ju hedhim një sy profileve të tyre në Instagram shihet se ata vazhdojnë të ndiqen ende.

Thuhet se ata janë njohur bashkë në xhirimet e klipit “Modela”, por se si erdhi ndarja e papritur nuk dihet, ndaj pritet t’i zbulojmë më vonë këto detaje.

 

Advertisement
Loading...