
Aktori i humorit, Koço Devole është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Devole ka humbur betejën me Covid-19, pas disa javësh që qendronte i shtruar në spital.
Aktori ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një numër të madh filmash e telekomedish në të cilat ka marrë pjesë si aktor dhe regjisor. Që nga viti 2009, aktori punonte në Top Channel, në disa spektakle. Kohët e fundit, ai u fokusua tek rubrikat në “Fiks Fare”. Lindur në Berat në vitin 1945, Devole do të kujtohet gjithmonë për humorin dhe krijimtarinë e tij në shumë prodhime vendase. Devole vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, që duket se e kanë vështirësuar luftën me Covid-19.
Advertisement
Loading...






























