Aurela Gaçe thotë fjalët më të mira për Adelinën: E kam admiruar që kur ka dalë në skenë

Në listën e artisteve më të mira dhe të suksesshme të viteve të fundit në Shqipëri padyshim që janë edhe Aurela Gaçe e Adelina Ismajli, të dyja me një karrierë muzikore që shtrihet në më shumë se dy dekada.

Talenti i tyre, suksesi i këngëve, risitë në skenë dhe dashuria që marrin nga publiku janë gjëra që i bashkojnë, por mesa duket edhe admirimi për njëra-tjetrën dhe marrëdhënia e mirë që kanë. Këtë e ka bërë të ditur Aurela me anë të një postimi ditën e sotme në Instagram, ku shfaqet në një foto me Adelinën dhe i dedikon disa fjalë, jo vetëm si kolege, por si një mikeshë shumë e mirë.

Ajo zbulon se është e ftuar në emisionin “Tetë a Tetë”, të cilin Adelina e drejton, ndërsa shprehet se largësia dhe pamundësia nuk i kanë dhënë mundësinë të jenë shoqe, por gjithmonë e ka admiruar që kur e ka parë për herë tv parë në skenë. Për Aurelën, Ismajli përcjell energjinë e një njeriu që e do skenën në të gjitha dimensionet, ndërsa e ka pranuar ftesën e saj pas i ngjall besim.

Advertisement
Loading...