Ava Max flet shqip në televizionin gjerman, tregon me krenari origjinën e saj

Ava Max është mes shqiptarëve që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i popit u bë e njohur me këngën ‘Sëeet But Psycho’, që u kthye në hit në gjithë botën, duke i siguruar suksessin e padiskutueshëm këngëtares Dhe 26-vjecarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci, i tregoi botës origjinën e saj shqiptare gjatë një interviste në televizionin gjerman ZDF.

“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max,”– tha ajo teksa gazetarja, Arta Ramadani i kërkoi që të fliste në gjuhën shqipe.

“Edhe je shumë e bukur,”- iu kthye gazetarja.

“Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde,”- shtoi këngëtarja duke qeshur.

Ndërsa gazetarja përfundoi fjalinë: “Edhe bionde po të rrinë shumë bukur”, duke komplimentuar këngëtaren shqiptare.

Advertisement
Loading...