
Prej disa ditësh në mediat rozë po përflitet se moderatorja Arbana Osmani mund të jetë në prag të divorcit nga bashkëshorti i saj, Ardit Kero.
Ata kanë një lidhje të gjatë bashkë prej 16 vitesh dhe së bashku kanë edhe një djalë me emrin Jon.
Po ashtu është shkruar se moderatorja nuk jeton më në njëjtën shtëpi me partnerin dhe se jeton vetëm me të birin.
Një detaj tjetër, që tregon se divorci i shumë përfolur për Arbanën mund të jetë afër është se në daljet e fundit televizive, ajo nuk është parë të ketë pasur unazën e martesës.
Deri më nga moderatorja nuk ka pasur asnjë reagim, por vetëm heshtje.
Ndërkohë “Panorama Plus” ka shkruar se burime të afërta pranë çiftit kanë pohuar se kontradiktat mes çiftit kanë ekzistuar dhe se natyrisht që nuk bën pjesë te ndarjet me mirëkuptim.
Po të njëjtat burime kanë treguar se bashkëshorti i Arbana Osamanit ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar këtë situatë të vështirë.






























