Bes Kallaku flet për pagën e Bleona Qeretit në filmin “Falco”

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka shuar së fundmi kureshtjen e të gjithëve përsa i takon rolit dhe pagës që ka marrë këngëtarja Bleona Qereti në filmin e tij “Falco”.

I ftuar në “Rreze Dielli”, Besi bëri me dije fillimisht se Bleona do të shfaqet në rolin e nënkryetares së bashkisë dhe kandidates për Paskuqan-Bathore. Më tej, aktori i humorit u ndal tek paga e këngëtares.

“Ajo erdhi direkt nga Amerika me nja 77 fustane. Bleona ka pas kënaqësinë që të jetë pjesë e filmit, po natyrisht shpenzimet e udhëtimit…”-u shpreh Besi gjatë bisedës në studio, duke lënë të kuptohet se Bleonës i janë paguar vetëm biletat e udhëtimeve.

Risjellim në vëmendje se xhirimet e komedisë “Falco” kanë nisur tashmë dhe pritet të dalë shumë shpejt në kinema.

Advertisement
Loading...