Capital T vazhdon të bëjë zhurmë me sherret me Mozzik

Në mes të zërave që flasin se i ka bërë diss Mozzik në freestyle e tij, dhe kunjave të vazhdueshme Capital T vijon me statuset e dyshimta në rrjetet sociale. Së fundmi në një Instastory ai ka shkruar: “Shumë zhurmë për asgjë”.

Nuk dihet se kujt i drejtohet ky status por fansat po mendojnë njëzëri: Mozzik (pikëpyetje) Ky i fundit dy ditë më parë solli bashkëpunimin e radhës me të vëllain Getinjo që po bën namin në rrjet. Projekti përmbledh dy këngë në një dhe titullohet “El Chapo”.

Deri më tani projekti numëron mbi 2 milionë klikime dhe pritet të na shoqëroj edhe në muajit në vijim si një hit.

E gjitha filloi në Gjoni Black, ku fraza e Capital T “Ma reper se ti është Lori” u mor si diss ndaj çiftit.

Më pas “konflikti” u zhvendos në rrjetet sociale, ku Loredana hoqi Capital T nga lista e personave që ndiqte kurse ky i fundit dhe Mozzik postuar një sërë statusesh që u dukën si kundërpërgjigje për njëri-tjetrin. Një ditë pasi lajmet morën dhenë Mozzik do shkruante:

Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.

 

Advertisement
Loading...