“ÇDO GJË VETËM PËR TY”, LOREDANA TREGON KUSH FSHIHET PAS SUKSESEVE TË SAJ

Loredan është një ndër reperet në të suksesshme jo vetëm në vendin tonë por edhe në Gjermani.

Ajo është duke punuar fort për karrierën e saj dhe duket se as mëmësia nuk e ndaloi dot.

Pak kohë më parë ajo hodhi në treg albumin e saj “King Lori”, i cili po bën namin duke u renditur në majë të klasifikimeve.

Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për të dhe i gjithi i dedikohet një personi të veçantë.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, Loredana tregon se ka marrë një çmim për këngën e saj me Mero, dhe se çdo gjë ia dedikon vetëm një njeriu, vajzës së saj.

“Çdo gjë vetëm për ty Hana”, shkruan Loredana në foton ku shfaqet me vajzën e saj.

Advertisement
Loading...