Para disa kohësh Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legend, humbën fëmijën e tyre të tretë, Jack. Një ngjarje e trishtë për çiftin dhe mesa duket modelja 35-vjecare ende po mundohet ta kalojë këtë situatë të vështirë.
Së fundmi ajo ka pubikuar një foto në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka rrëfyer në mënyrë te sinqertë se ka vendosur të mos mbetetet më shtatzënë
‘’Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse nuk jam shtatzënë, çdo dalje në pasqyrë më kujton se çfarë mund të kisha qenë. Dhe unë nuk kam asnjë ide pse e kam barkun të fryrë, sinqerisht është shumë e mërzitshme. Më pëlqen shumë të jem shtatzënë dhe ndihem e trishtuar që nuk do të jem kurrë më. Por jam me fat që kam 2 fëmijë të mrekullueshëm që po transformohen në njerëz të rritur çdo ditë e më shumë’’– ka thënë ndër të tjera modelja.
Kujtojmë se pak kohë më parë, ajo ndau me ndjekësit vendimin për të bërë një tatuazh ne kyçin e dores, me emrin e dajlit të saj, një menyrë kjo për të mbajtur gjallë kujtimin e tij.