Dj Sardi tha se nuk do t’i luante kurrë këngët e Mozzik, por tani ndryshon mendje

Ndonëse nuk e tha asnjëherë arsyen pse zgjodhi emrin e reperit shqiptar, gjërat mes Sardit dhe Mozzik duket se kanë ndryshuar.

I ftuar në intervistat-episodike në kanalin e Youtube të Luana Vjollcës, Dj Sardi është pyetur se kë do të zgjidhte mes Getinjos dhe Mozzik, dj i njohur ka zgjedhur (sërish) emrin e Mozzik.

Nga ana tjetër, kur është vënë përballë Ronela Hajatit e Dafina Zeqirit dhe përballë Jonida Vokshit e Nevina Shtyllës, dj Sardi nuk ka zgjedhur asnjë nga emrat.

Kjo i shton akoma më shumë dyshimet se marrëdhëniet mes reperit dhe dj janë normalizuar, e jemi të lumtur për këtë.

 

Advertisement
Loading...