
Që prej koncertit të saj në Gostivar, këtë shtator, këngëtarja e njohur Tuna u vu në qendër të mediave rozë për shkak të barkut të rrumbullakosur që u aludua për një shtatzani të mundshme.

Nga ana tjetër, në media kishin nisur të qarkullonin fjalë dhe shkrime për një divorc të mundshëm mes çiftit Tuna-Patris nisur nga fakti që dyshja nuk ndiqet në Instagram, jetonin prej kohësh në distancë dhe nuk shfaqeshin më sëbashku si më parë.

Me kalimin e kohës, zërat, edhe për shtatzaninë, edhe për divorcin nisin të aplifikohem, ama pa një provë të sigurtë… deri më tani. Burime ekskluzive për News31 kanë konfirmuar se këngëtarja e “Fortuna” është në një pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Tunën që të kërkojë të divorcohet nga Patrisi. Duket se marrëdhënia mes tyre nuk ka shkuar mirë këtë periudhë, aq sa të jenë në prag divorici.






























