Ellen DeGeneres flet për dhimbjen e tmerrshme të shpinës gjatë kohës që është e infektuar me Covid19

Ellen DeGeneres foli për një nga simptomat e saj të koronavirusit, pasi ajo doli pozitive. Drejtuesja e një prej emisioneve më të njohura ‘Ellen TV Shoë’, 62 vjeçe, u dha fansave një azhurnim mbi gjendjen e saj të mërkurën, duke ndarë  një video ku ajo thotë se ndihet 100% mirë, si dhe u vuri në dukje që dhimbja e mundueshme të shpinës është një simptomë, midis atyre që janë diagnostikuar me virusin e frymëmarrjes.

“Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua të them faleminderit për të gjitha urimet. Unë ju vlerësoj shumë,” tha DeGeneres. “Po ndjehem 100%. Ndihem vërtet mirë”. “Një gjë që ata nuk ju kanë thënë është se ju keni, disi, dhimbje torturuese të shpinës,” vazhdoi ajo, duke shtuar se nuk e dinte që kjo ishte një simptomë.

Ajo tregoi për herë të parë për diagnozën e saj të koronavirusit të enjten, duke ndarë në një deklaratë në mediat sociale se ajo ishte pozitive për Covid-19.

“Për fat të mirë, tani jam mirë,” shkroi ajo në një mesazh në Tëitter. “Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC.”

Shfaqja Ellen DeGeneres ishte xhiruar pa një audiencë në studio dhe me një përzierje të ftuarish të famshëm virtualë, që nga sezoni 18 që u shfaq në shtator.

 

Advertisement
Loading...