Ermal Fejzullahu i uron vajzës së vogël ditëlindjen nga vetura luksoze

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, janë prindër të katër fëmijëve të bukur të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale. Familja e tyre tashmë me 3 vajza dhe një djalë, është e kompletuar dhe ndër familjet më të ëmbla që shohim çdo ditë në Instagram.

Dyshja nuk i kursen pozat fëmijët ndërsa sot, s’kanë vonuar t’i urojnë ditëlindjen vajzës së tyre të vogël, Erës. Ata e quajnë Erën sheqerin e shtëpisë, e cila ëmbëlson ditët e tyre.

Në një foto të publikuar në InstaStory me të voglën, Ermali shkruan:

“Urime ditëlindjen sheqeri i babit Era”.

 

Gjithashtu, në një tjetër foto të ëmbël Ariana shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen zemra jem Era.”

Shumë urime për Erën!

Advertisement
Loading...