
Dy ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Pritja e ëmbël dhe kaq shumë e gjatë mori fund dhe Sara solli në jetë vajzën e parë të çiftit.

Vetë Ledri ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto emocionuese ku kishte shtrënguar dorën e tij me të Sarës, ndërsa komentet e urimit për çiftin ishin të pafundme.

Kjo është mbesa e parë për prindërit e Ledrit, të cilët i kanë bërë pritjen më të ëmbël bebushes që ka ardhur në jetë. Ata i kanë përgatitur një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil ngjyrë rozë.

Advertisement
Loading...






























