Fishekzjarre dhe vallëzime të çmendura! Kështu e kall atmosferën Luana Vjollca në ditëlindjen e vet

Luana Vjollca ka festuar dje ditëlindjen e 28-të.

Luana Vjolla ka mbushur dje 28 vjet dhe nuk e ka lënë që kjo ditë të kalojë si çdo ditë tjetër.

Luana ka organizuar një festë ekstravagante të ditëlindjes, në plazhin e Dhërmisë në një mbrëmje të bukur, shkruan Gazeta Express.

Mes familjarëve dhe miqve, Luana e ka shijuar deri në maksimum këtë mbrëmje, duke vallëzuar dhe qeshru pa ndalur.

Të pranishmit në këtë mbrëmje me dekor dhe yjet mbi, vazhdimisht kanë postuar momente nga festa.

Përveç kësaj feste, Luana ka publikuar dje edhe këngën e saj më të re me videoklip, ‘Ti amo’.

Advertisement
Loading...