
Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës.
Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë. Ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani.
Shumë shpejt, këngëtaren do ta shohim nuse me fustanin e bardhë dhe këtë e ka zbuluar ajo vetë në një InstaStory, teksa shfaqet pranë stilistit të njohur.
“Duke gjetur ide për dasmën”- shkruan Fjolla krahas videos duke na bërë kuriozë për datën e ceremonisë së tyre, e cila s’duhet të jetë larg.
“Panorama” ka zbuluar detaje nga planet e dasmës së çiftit, e cila pritet të përfshijë 300 të ftuar.
Mes tyre do të jenë edhe personazhe të shumtë VIP, politikanë, biznesmenë e këngëtarë. Bëhet e ditur se ceremonia e dasmës së çiftit do të mbahet në Prishtinë, mirëpo ende nuk ka një datë dhe vend të saktë.
Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.






























