Getoari dhe Majku kanë gati vaksinën…por për muzikën

Majk dhe Getoar Selimi publikuan para pak ditësh foton e një sëpate, duke paralajmëruar kështu se kënga e tyre e përbashkët ishte shumë afër. Por ne nuk e prisnim që hiti të vinte kaq shpejt, edhe pse ata të dy kanë kohë që punojnë për të.

Mbrëmjen e sotme dy reperët kanë zbuluar detje të reja nga kënga e tyre, që sigurisht do të jetë një bombë e vërtetë. Ata kanë treguar se ky projekt muzikor do të mbajë titullin “Hajde te baba” dhe kur do publikohet thoni ju? Ditën e nesërme në orën 19:00.

Kënga do të jetë pjesë e albumit të tyre, që do të mbajë një titull shumë të zakontë për kohën që po jetojmë: “Vaksina”.

Kjo do të thotë se na ndajnë më pak se 24 orë nga hiti i radhës i Majk dhe Getoar Selimit, ndaj do të presim me padurim derisa ta dëgjojmë. Majk ka bërë me dije pak muaj më parë se pjesë e këtij albumi të përbashkët me Getoarin do të jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars. Reperi është shprehur se albumi do të publikohet në stinën e dimrit dhe siç duket ka ardhur koha që të njihemi një nga një me të gjitha këngët.

Ndërkohë kujtojmë se Majk dhe Getoari kanë realizuar bashkë tre këngë shumë të suksesshme, “S’jena mo”, “Ajo” dhe “Malena”.

Advertisement
Loading...