Humbje peshe drastike, Anxhela Peristeri tregon si erdhi në formë

Përveç suksesit si këngëtare, Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ndryshimin e saj drastik në peshë. Për këtë ndryshim, ajo ka folur në rubrikën më të re në “E diell”, ‘N’fermë’. Anxhela zbuloi se në të kaluarën ka peshuar 85 kilogramë, ndërsa tani falë vullnetit të hekurt ajo peshon 65. Megjithatë ajo tregon se dëshiron të humbasë edhe 2-3 kilogramë të tjerë.

Anxhela Peristeri tregoi se për këtë rezultat ka shmangur brumërat e sidomos bukën pasi sipas saj buka ka gluten dhe të fryn. Poashtu këngëtarja dietën e saj e ka shoqëruar me ushtrime për të tonifikuar trupin e saj.

Advertisement
Loading...