
Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, tashmë do të ketë në vlerësimet e krijimtarisë së tij edhe një çmim ndërkombëtar. Çmimi i Neustadt i Letërsisë konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në botë dhe krahasohet shpesh me atë Nobel për Letërsinë. Festivali zhvillohet çdo 2 vjet në SHBA, prandaj dhe cilësohet si “Nobeli Amerikan” . Ka qenë Ambasada e SHBA në Shqipëri ajo që ka dhënë lajmin e bukur:
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga Ëorld Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij.”






























