Jam e rreptë por… Loredana emocionon të gjithë me dedikimin për bijën e saj Hana

Vogëlushja e Loredana Zefit dhe Mozzik, Hana festoi 2-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mos mungonte urimi i nënës së saj, e cila i emocionoi të gjithë me fjalët dedikuar vajzës.

Reperja publikoi disa foto me vogëlushen dhe shkroi: “Ndoshta nuk po bëj çdo gjë mirë, por ti duhet ta dish se po bëj më të mirën. Ndoshta udhëtoj shumë, por duhet ta dish se je gjithmonë në mendjen time dhe do e bëj për të ardhmen tënde.

Ndoshta ndonjëherë sillem ashpër me ty, por dua që të edukohesh mirë dhe të kuptosh që tani çfarë është respekti dhe dashuria. Ndoshta nuk do të blej gjithçka, edhe pse mundem, por duhet ta dish se jo çdo fëmijë ka mundësinë për të marrë gjithçka. Por gjeje çfarë? Jam shumë krenare për ty!

Në moshën 1-vjeçare mund të thoshe gjithë alfabetin, ndërsa 14-muajshe mund të numëroje deri në 30. Por ajo që bën më mirë dhe që më bën pafundësisht krenare, është që i ndan gjërat me të tjerët. Ti je jeta ime… uroj që Zoti të jetë gjithmonë me ne kudo, pa pasur rëndësi se ku shkojmë. Gëzuar ditëlindjen Hana.”

Ndërkohë kjo ditëlindje bëhet akoma më e bukur për 2-vjeçaren pasi do e festojë me prindërit e bashkuar.

Loredana Zefi dhe Mozzik pas disa kohësh të ndarë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, duke i dhënë edhe një mundësi martesës së tyre.

Advertisement
Loading...