
Ka më shumë se një vit që flitet se, Kiara dhe Butrinti janë në lidhje. Edhe pse ata kurrë nuk e kanë pranuar gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes për këtë fakt. Por, me dashje apo pa dashje Kiara e pranoi lidhjen me Butrintin kur u pyet nga Aulona, se përse fanset e Butrintin e kanë inat.
“Edhe unë kur kam qenë e vogël kam pasur shumë qejf atë Cesc Fabregaz dhe e kisha aq inat atë të dashurën e tij”, ka thënë moderatorja duke treguar kështu që ato e kanë inat pasi është e dashura e tij.

Mirëpo Butrinti në një intervistë tjetër, e nxorri bllof Kiarën duke thënë se është beqar dhe nuk është në lidhje me moderatoren.
“Jo s’jam në një lidhje, jam shumë i sigurt që s’jam. Se di pse ma bëjnë këtë pyetje, por nuk është e vërtet. Vetëm sepse del me një femër s’do të thotë që e ke të dashur”, u përgjigj Butrinti duke e mohuar sërish lidhjen e tyre.






























