Janë në luftë për divorcin, por Angelina dhe Brad Pitt do kalojnë bashkë Krishtlindjet

Brad Pitt do të festojë Krishtlindjet bashkë me fëmijët dhe ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, sipas “Us Weekly”.

“Ata mund ta kalojnë natën me të në prag të Krishtlindjes,” tha një burim.

Më parë, Pitt dhe ish-gruaja e tij Angelina Jolie kishin diskutuar për të festuar pushimet së bashku si një familje në fillim të këtij viti, por planet duket se kanë ndryshuar që atëherë. Të dy aktualisht janë të përfshirë në “një betejë” mbi kujdestarinë për fëmijët e tyre.

“Brad dhe Angelina janë njësoj përgjegjës për dramën pa mbarim,”- shton burimi. “Fëmijët e tyre po kalojnë një periudhë tejet të vështirë.”

Jolie duket se ka pasur disa vështirësi pasi pandemia e Covid-19 e ka privuar nga shumë aktivitete në mbarë globin.

“Ajo ka dashur të bëjë punë humanitare përtej Shteteve të Bashkuara por ka nevojë për leje nga Brad për të marrë fëmijët me vete,” tha burimi.

Brad Pitt dhe modelja, Nicole Poturalski, i dhanë fund lidhjes së tyre në tetor, vetëm pak muaj pasi e kishin bërë publike. Sipas burimeve të “Page Six” marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë. Pitt duket se e ka harruar shpejt marrëdhënien që ka pasur me Poturalskin, sepse e ka ditur që në fillim se gjërat mes tyre nuk do të përfundonin mirë.

 

 

Advertisement
Loading...