Justin Bieber u përgjigjet fanseve të Selena Gomez që sulmuan gruan e tij Hailey

Pasi Justin Bieber u nda përfundimisht nga Selena Gomez për tu martuar me Hailey Bieber, ka pasur mjaft komente ku këngëtarja krahasohej me modelen dhe se cila ishte e duhura për 26-vjeçarin.

Deri tani këngëtari nuk kishte reaguar ndaj komenteve, derisa një fanse e Selena Gomez bëri thirrje për bullizmin e bashkëshortes së tij.

“Hailey Baldwin do jetë LIVE në Instagram,”- thotë fansja në një video që Justin Bieber e publikoi në rrjetin e tij social.

Ndërsa më pas shtoi: “Ajo do flasë për veten e saj, 20 pyetje me Justin Bieber. Ky është momenti kur nuk do e heqë opsionin e komenteve, ndaj le ta “bombardojmë” dukë thënë që Selena është më e mirë. Ju lutem, le ta bëjmë këtë.”

26-vjeçari vendosi t’i përgjigjej duke shkruar: “Ky njeri inkurajoi njerëzit që t’i thoshin bashkëshortes sime se marrëdhënia ime e mëparshme ishte më e mirë. Duhet ta ndaja këtë me ju për të kuptuar se me çfarë përballemi çdo ditë.”

Këngëtari u shpreh se është e vështirë të shikosh sesi njerëzit vazhdimisht bullizojnë gruan e tij. “Pasi vura re që ajo lehtësisht mund të më prishte humorin, mendova për jetën e saj dhe sesa e mjerueshme duhet të jetë që dëshiron ta kalojë jetën duke u përpjekur t’i bëjë të tjerët të ndihen keq,”– tha këngëtari, duke iu drejtuar fanses.

Modelja ripostoi fjalët e bashkëshortit të saj dhe shkroi: “Ka arritur vërtet një nivel zemërimi dhe urrejtje që është e pashëndetshme dhe e trishtueshme. Kurrë nuk do dëshiroja që një njeri të trajtohej në këtë mënyrë dhe nuk do ta fla këtë sjellje urrejtëse. Dua vetëm të mëbshtes dhe inkurajoj gratë e tjera në këtë industri dhe t’iu uroj vetëm sukses. Uroj që të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e mi ta bëjnë këtë gjë.”

Advertisement
Loading...