Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të hequr njollat e djersës nga bluza e bardhë

Bluzat e bardha janë vdekje sa herë mendohesh për t’i veshur. Shumë prej tyre e kanë zbehur ngjyrën dhe shkëlqimin, aq sa janë bërë për t’u hedhur në pIehra, sidomos nëse kanë filluar të duken njollat e djersës në sqetulla. Shpeshherë këto lloj njollash janë të pamundura të hiqen, por ka një mënyrë për të ndaluar shkaktimin e tyre.


Së pari, duhet gjetur kush është fajtori. Jo, mund të të duket e çuditshme, por këto njolla nuk krijohen nga djersa. Armiku që shkakton këtë gjendje të keqe është alumini që përmbajnë deodorantët. Shumica prej nesh përdorim një deodorant me funksion të dyfishtë: aroma dhe bllokimi i djersës.


Zgjidhja është mjaft e thjeshtë: thuaj “jo” aluminit. Ka shumë variante deodorantësh natyralë pa alumin që nuk shkaktojnë njolla të zverdhura.
Dhe ja, një botë me bluza të bardha që qëndrojnë gjithmonë ashtu.

Advertisement
Loading...