
Katie Holmes ka shumë arsye për të qenë e lumtur në 42 vjetorin e saj të lindjes. Aktorja e famshme mori urimin më të ëmbël nga i dashuri i saj, Emilio Vitolo Jr. në një postim në Intagram, duke bërë në këtë mënyrë zyrtare lidhjen e tyre.

Në imazhin bardh e zi, Homes shihet e ulur në prehërin e Vitolo ndërsa shikon me një buzëqeshje të madhe në fytyrë të dashurin e saj kuzhinier.
“Personi më i mahnitshëm, më i mire dhe më i bukur ndonjëherë. Sa herë që shoh fytyrën tënde kjo më bën të buzëqesh. Gëzuar ditëlindjen !!! Të dua !!”- shkroi Vitolo, 33 vjeç, krahas fotos.

Holmes dhe Vitolo u lidhën për herë të parë në fillim të shtatorit, kur u panë në një restorant së bashku. Çifti që nga ajo kohë është parë gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Neë York. Në fund të shtatorit, dyshja u fotografuan duke ecur të kapur për dore në qytet. Muajin e kaluar, ata gjithashtu u panë ndërsa ecnin nëpër SoHo.

Holmes ka qenë e martuar me Tom Cruise dhe kanë një vajzë 14 vjecare, Suri Cruise. Aktorja ishte gjithashtu e lidhur me Jamie Foxx për disa vjet para se të ndaheshin në 2019.






























