Kim Kardashian dhuron 500.000 dollarë për fansat e saj që kaluan periudhë të vështirë

Kim Kardashian së fundmi ka suprizuar fansat e saj duke dhuruar 500 mijë dollarë për ndjekësit që kaluan një vit të vështirë.

Përmes rrjetit të saj social Instagram, Kim ka zbuluar lajmin duke treguar se një vendim të tillë e mori pasi dëshironte që të përfundonte 2020-tën me një gjest humanitar.“Viti 2020 ka qenë i vështirë për shumë prej juve që jeni shqetësuar se nuk mund të paguani qiratë, prandaj unë dua të shpërndajë dashuri përmes 500 dollarëve për një mijë njerëz”, u shpreh Kardashian.

Advertisement
Loading...