Kim Kardashian nuk e votoi burrin e saj në zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Kim Kardashian i ka uruar publikisht fitoren Joe Biden dhe të gjithë janë befasuar nga veprimi i saj. Pasi Kanye West pranoi publikisht humbjen në zgjedhje, Kim ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se është e lumtur për fitoren e Biden. Ajo ka publikuar në Instagram një foto në të cilën Joe shfaqet përkrah Kamala Harris duke qëndruar përpara një flamuri gjigant të SHBA-ve.

Kim e shoqëroi fotografinë me tre zemra në ngjyrë blu, për të theksuar mbështetjen ndaj Partisë Demokratike. Ajo u shoqërua nga një numër i madh personazhesh të njohur, duke përfshirë edhe motrat e saj Khloe e Kylie, që ndanë publikisht gëzimin për fitoren e Biden.

Ky postim i Kim vjen pak ditë pasi bashkëshorti i saj, Kanye West, pranoi humbjen në zgjedhjet elektorale duke marrë vetëm 60 mijë vota nga populli. Reperi publikoi në Tëitter një foto të tijën, në të cilën shfaqej përpara një harte elektorale shoqëruar me mbishkrimin: “Help Kanye 2024”, duke konfirmuar se do të rikandidojë pas 4 vitesh.

Advertisement
Loading...