Kjo veshje e Taynës kushton mbi 10 000 euro !

Ditën e djeshme, reperja Tayna i vuri flakën rrjetit me disa foto me bikini, teksa shijonte plazhin në nëntor. Ajo publikoi në llogarinë e saj fotot me këtë look në dukje të thjeshtë, por prisni të mësoni sa i kanë kushtuar Taynës këto rroba e aksesorë.

Faqja “Shqip closet” në Instagram ka zbuluar çmimin e look-ut të Taynës në total, e cila ka harxhuar sa qimet e kokës!

Tutat “Nike” të reperes kanë kushtuar 240 euro, atletet “Balenciaga” 750 euro dhe ora “Rolex” 11.400 euro.

Pra, në total look-u i Taynës ka kapur shifrën prej 12.390 euro!

Advertisement
Loading...