
Telenovela e Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper-it vazhdon! Pas lajmeve se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri apo se shkaku i ndarjes së aktorit nga modelja Irina Shayk ishte Lady Gaga, një tjetër lajm i paparashikuar po qarkullon së fundmi. Revista e njohur “In Touch” publikoi një artikull ku sipas burimeve për të thuhej se Lady Gaga dhe Bradley jo vetëm që janë të dashuruar, por kanë filluar edhe të bashkëjetojnë. Nuk dihet ende sa i vërtetë është ky lajm, megjithatë nëse ka diçka të vërtetë, nuk mund të mbetet e fshehtë për shumë kohë.

Advertisement
Loading...






























