Luana dhe Marina Vjollca në ‘luftë’ me mamanë për Krishtlindje

“Lufta” e përhershme e Luana dhe Marina Vjollcës mbrëmjen e djeshme kaloi në një nivel tjetër. Po flasim për diskutimin që motrat bëjnë mes tyre, se cilën do më shumë mamaja e tyre, Maria dhe kësaj radhe “beteja” u zhvillua në Instagram, me video e foto.

Vajzat e familjes Vjollca dhe e ëma na uruan Krishtlindjen mbrëmë me këtë kartolinë të bukur, edhe pse me mungesa.

Ndërkohë në videot e Luanës në story, mund të shihen prapaskenat e fotos, ku moderatorja e “Shiko Kush Luan”, i kërkon mamasë t’i thotë që e do më shumë se Marina. Gjë që kjo e fundit e kundërshton.

Më pas Luana dhe Marina kanë shkuar në postimin e mësipërm, ku në fakt shihen dy komente nga Maria Vjollca, njëra që thotë se do më shumë Luanën, tjetra që do më shumë Marinën. Motrat sigurisht që akuzojnë njëra-tjetrën se i kanë shkruar vetë komentet.

Deri sa të zgjidhet kjo punë, gëzuar festat familja!

 

Advertisement
Loading...