Maradona lë jashtë testamentit dhe pa para dy vajzat dhe ish-gruan e tij

Dalma dhe Giannina, dy vajzat e Diego Armando Maradonës, nuk do të trashëgojnë asgjë nga trashëgimia e futbollistit të famshëm që u nda nga jeta pak ditë më parë. Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se asnjëra nga vajzat, madje as nëna e tyre, Claudia, e cila ishte e martuar me futbollistin për 24 vjet, nuk do të trashëgojnë asnjë qindarkë. Pas divorcit, Maradona dhe Claudia, patën edhe një betejë të gjatë ligjore për ndarjen e pasurisë.

Mësohet se Maradona i ka lënë jashtë testamentit vajzat dhe ish-bashkëshorten, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte pranë tij në momentet më të vështira.

Burimet zyrtare pranë familjes ende nuk i kanë konfirmuar apo mohuar lajmet që kanë qarkulluar së fundi në lidhje me pasurinë e legjendës së futbollit.

Advertisement
Loading...