
Chrissy Teigen publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram një video të çuditshme, ku shfaqej e ulur në një karrige gjatë kohës që po i stilonin flokët. 35-vjeçarja kishte hapur këmbët në formën e bretkosës, ndërkohë që pjesët intime i kishte mbuluar me një peshqir, raporton “Daily Mail”.

Teksa po bëhej gati për një xhirim, modelja ndau disa foto artistike, gjatë kohës që në kokë po i vinin një shall.

Chrissy është e martuar me këngëtarin e njohur, John Legend, me të cilin ka dy fëmijë, Luna, 4 vjeç, dhe Miles, 2 vjeç.

Çifti janë kujdesur që të sjellin një atmosferë të mrekullueshme festive në shtëpinë e tyre, posaçërisht për fëmijët.

Advertisement
Loading...






























