Modelja shqiptare thotë se e dinte se Gabriel Garko ishte gay

Një prej lajmeve që ishte  kudo në mediat rozë dhe jo vetëm javën e shkuar ishte deklarata e Gabriel Garkos, i cili pranoi se ishte gay Sigurisht që ky fakt “zhgënjeu” shumë fanse të tij, mes tyre edhe vajza e gra shqiptare, të cilat le të themi që e kishin ndjekur me shumë interes karrierën e tij prej fillimit.

Për aktorin italian ka folur edhe Xhensila Pere në intervistën e fundit në “Radion NRG“. Shkak për bisedën në lidhje me Garko-n u bë fotoja që ajo kishte postuar në Instagram-in e saj, ku shfaqej së bashku me aktorin dhe shprehej sigurisht e mërzitur nga lajmi i fundit, megjithatë ish-Missi tha se nuk ishte e surprizuar. Kjo pasi në eventin ku Garko kishte qenë prezent 5 vite më parë, ceremoninë e “Miss Albania 2015,” ku Pere edhe e takoi, tha se kuptohej që nuk ishte i interesuar për vajzat.

Xhensila rrëfen se atë mbrëmje ishin të shumta vajzat që donin ta takonin, madje shënuan emrin në një listë të gjatë për të qenë të pranishme  në darkën ku ai do të ishte pjesë, por ajo vetë nuk kishte pranuar të shkonte. Arsyeja? Sepse ishte shumë e zhgënjyer jo vetëm nga fakti që atij nuk i interesonin vajzat, por edhe pse nuk i kishte dhënë eventit dhe Shqipërisë rëndësinë e duhur. Pere tregon se ndër të tjera ai kishte ardhur me një veshje aspak të përshtatshme, me të cilën në jetën e tij të përditshme “nuk shkon as të blejë bukë”.

 

Advertisement
Loading...