Momenti emocionues kur babai i Afronës e përcolli atë në altar

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, mbrëmë e ka kurorëzuar dashurinë me Afronën me martesë

Pamje nga festa e madhe kanë qarkulluar në rrjete sociale të cilat i kanë publikuar të pranishmit, e nuk kanë munguar as postime në media.

Mirëpo një prej momenteve më emocionues ka qenë ai kur Afronën e ka çuar i ati drejt altarit. Ishte vetë Afrona e cila nëpërmjet Instagrami e ka ndarë me ndjekësit pikërisht këtë moment.

“Ecja më emocionuese”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos ku shihet me babain.

Modelja ka shkëlqyer si në ceremoninë e martesës ashtu edhe në festimet e dasmës në një nga plazhet e Shqipërisë.

Megjithëse në ceremoni ka qenë një nuse elegante, më pas ajo është ndërruar për të veshur një fustan vezullues në të cilin ka shkëlqyer.

Me flokë të kapur, ajo me të vërtetë ka qenë një nuse përrallash.

Advertisement
Loading...