
Khloe Kardashian u kujdes t’ja zbukuronte festat Vanessës, bashkëshortes së Kobe Bryant. Khloe i ka dërguar familjes së Vanessës një shtëpizë prej biskote.
Në çatinë e kësaj shtëpize shkruhet emri i Vanessës dhe tre vajzave ndërsa në krahun tjetër emrat e Kobe dhe Gianna, të cilët u ndanë nga jeta në janar të këtij viti pas një aksidenti me helikopter. Khloe u kujdes që me këtë dhuratë të sillte sadopak gëzim në familjen e Bryant, por edhe t’i bashkonte ata përmes kësaj shtëpize të ëmbël.
Vanessa publikoi disa video duke treguar surprizën e Khloes dhe gëzimin që patën fëmijët kur e panë.
“Shiko, ka të gjithë emrat tanë. Khloe faleminderit shumë, është kaq e bukur”- thotë Vanessa.
Advertisement
Loading...